Ngritët akuzë për të riun nga Gërçeci për vrasjen e Angelit

Naser Eshtrefi, i dyshuari për vrasjen e maturantit maqedonas, akuzohet nga Prokuroria për vjedhje dhe vrasje me paramendim.

Aktakuza është ngritur sot nga organi i akuzës, i cili ka kërkuar edhe vazhdimin e arrestit me burg për të akuzuarin.

Eshtrefi akuzohet se më 19 maj të këtij viti ka tentuar të vjedhë një bi¬çikletë nga oborri i familjes Petkovski dhe më pas është larguar në drejtim të urës që çon për në Saraj.

Sipas aktakuzës, në vendin e krimit, Eshtrefi është përplasur fillimisht me viktimën Angel dhe më pas edhe me babanë e këtij të fundit.

“Gjatë kësaj përplasjeje, i akuzuari ka nxjerr një thikë me një teh dhe e ka vërvitur atë dy herë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë në pjesën e djathtë të kraharorit. Më pas, i akuzuari është sulmuar nga ana e babait të viktimës, duke e qëlluar me shkop të drunjtë, por ai ka arritur të largohet”, thuhet në aktakuzë.

Lajme të ngjashme

Back to top button