OJQ-të alarmojnë për rritjen e dhunës familjare

OJQ-tëalarmojnë për rritjen e dhunës familjare, ku vrasjet kryesisht i kanë kryer partnerët e tyre intim duke përdorur armë. Vrasja e trefishtë në Kavadar ka nxitur një fushatë senzibilizuese edhe në rrjetet sociale, duke akuzuar njëkohësisht shtetin se nuk ofron mbrojtje qytetarëve që denoncojnë dhunën familjare.

Katër gra kanë humbur jetën në gjashtë muajt e fundit si pasojë e dhunës familjare, alarmojnë OJQ-të.

“Në tre prej këtyre katër rasteve ishte denoncuar më herët dhuna familjare mes bashkëshortëve. Kjo është një alarmante që tregon jo-funksionalitetin e sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës familjare, por edhe të sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës intime mes partnerëve”, deklaroi Elena Dimusevska – Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave.

Organizatat joqeveritare pyesin se çfarë duhet të ndodh më tej që institucionet kompetente të tregojnë seriozitet dhe përgjegjësi.
“Edhe sa fëmijë duhet të mbeten pa nëna, edhe sa qytetarë duhet të vuajnë humbjen e personave të tyre të afërt për shkak të dhunës familjare, që sistemi i mbrojtjes më në fund të funksionojë?”, tha Elizabeta Bozhinovska – Koordinator i programit në HERA.

Edhe LSDM-ja opozitare konsideron se institucionet kanë dështuar që të mbrojnë qytetarët.
“Viktimat janë të pambrojtura, gjë që u dëshmua pas disa vrasjeve në periudhën e fundit. Qytetarët, të cilët çdo ditë dëgjojnë për dënime, nëse nuk denoncojnë dhunë familjare kanë të drejtë t’i kërkojnë Dime Spasovit dhe Gordana Jankulovskës – kush e mban përgjegjësinë?”, u shpreh Milla Carovska, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button