Arrestohet autori i therjes së vajzës tek “Mavrovasja”

14 vjeçari i cili theri me thikë 16 vjeçaren në Qendrën Tregtare Mavrovasja në Shkup, është kapur nga policia.

14 vjeçari mbrëmë rreth orës 19:00 në Bulevardin Kërste Misirkov, më saktësisht para Qendrës Tregtare Mavrovasja ka therur me thikë vajzën 16 vjeçare me iniciale S.M.

Incidentit i ka parapri një zënkë verbale mes tanimë të plagosurës S.M. dhe personit A.R.

E lënduara është dërguar menjëherë për shërim në Spitalin e qytetit dhe pas ndërhyrjes kirurgjike gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button