Zhduket një fëmijë trevjeçar në Shtip

Në Shtip u zhduk një djalë trevjeçar me emrin Çinar Sulejmanov. Babai i tij Amdi Sinanov thotë se Çinari i vogël dje rreth orës 8 ka dalë nga shtëpia dhe ishte drejtuar për te gjyshi i tij. Por, pasi është larguar nga shtëpia e gjyshit të tij, i është humbur çdo gjurmë.

“Fëmija është i veshur me xhaketë të kaltër dhe pantallona, nuk di të flasë mirë , sepse ka vetëm tre vjet, e kërkojmë që dje së bashku me policinë. Nëse dikush sheh një fëmijë trevjeçar se si endet nëpër rrugë menjëherë të njoftojë në polici”, thotë Sinanov.

Gjatë natës familjarët dhe policia i kërkuan rrugët e Shtipit, por edhe lagjet rreth e përqark qytetit. Nga SPB Shtip konfirmojnë se është zhdukur një fëmijë trevjeçar dhe se nga ana e tyre ende po kërkohet

Lajme të ngjashme

Back to top button