DAP dhe inspektorët e tregut shtrinë kontrollet në Ohër dhe Strugë

Ministria e Punëve të Brendshme, DAP dhe inspektorët e tregut, kanë bërë kontrolle në disa lokale në Ohër dhe Strugë.

MPB bëri me dije se mbrëmë ka ushtruar kontrolle në 7 lokale në Ohër dhe Strugë, ku në disa prej tyre janë konstatuar shkelje ligjore dhe parregullsi në punë.

Një lokal në Ohër është mbyllur përkohësisht për mungesë të kasës fiskale dhe një tjetër është gjobitur për mosrespektim të ndalesës së duhanit.

Në Strugë është mbyllur një lokal për mungesë të kasës fiskale.

Lajme të ngjashme

Back to top button