BERZH ndanë 305 milion euro për rrugë, prioritet hekurudha me Bullgarinë

Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim i miratoi Republikës së Maqedonisë mjete në shumë të përgjithshme prej 305 milionë eurosh edhe atë: 145 milionë euro për fazën e dytë të hekurudhës drejt Bullgarisë, gjegjësisht Bellkaovc – Kriva Pallankë dhe 160 milionë euro për Programin për rrugë nacionale.

Mjetet janë marrë me kushte jashtëzakonisht të volitshme (kushtet janë të njëjta për të dyja kreditë): afati për pagesë 15 vjet me grejs periudhë prej 4 viteve dhe shkallë interesi e cila për momentin është 1,15% (EURIBOR 6-mujor plus 1%) kumtoi Ministria e Financave.

Me 145 milionë eurot të cilat i miratoi BERZH-i për ndërtimin dhe rikonstruimin e pjesëve ekzistuese të hekurudhës nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë, janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme që të përfundojë faza e dytë për ta bashkuar hekurudhën ndaj Republikës së Bullgarisë. Me ndërtimin e këtij aksi do të krijohen kushte të volitshme për ridestinimin e ekonomisë ndaj tregut global ndërkombëtar, nxitjen e investimeve dhe rritjen e bruto prodhimit vendor.

Për përgatitjen cilësore të fazës së dytë, BERZH përmes instrumentit Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor, Maqedonisë i ndau grant prej 5.700.000 euro për përpunimin e projekti themelor dhe mbuleimin e një pjese të shpenzimeve për mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore. Si shtesë, BERZH do të sigurojë grant prej 670.000 euro për ndihmë për konsultime për zbatimin e projektit.

Për Aksin 3 të Korridorit VIII: Kriva Pallankë – kufiri me Republikën e Bullgarisë mjetet do të sigurohen pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve përgatitore. Financimi do të sigurohet me grant nga IPA 2014-2020 dhe hua nga institucionet ndërkombëtare financiare. BERZH miratoi edhe 160 milionë euro për Programin për rrugë nacionale. Ky projekt është pjesë e politikës së Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës rrugore në Republikën e Maqedonisë. Projektin do ta implementojë NP për rrugë shtetërore.

Realizimi i Programit për rrugë nacionale do të ndahet në dy transhe. Transha e parë në shumë prej 74 milionë eurosh do të përdoret për ndërtimin e një rruge ekspres, aksin e lumit Raec –  unaza Drenovë dhe për rikonstruimin e aksit rrugor Shtip – Koçan në nivel të rrugës ekspres.

Transha e dytë në shumë prej 86 milionë euro do të dedikohet për ndërtimin e akseve rrugore: Ohër – Peshtan dhe autostradës Strugë Trebenisht. Pas aprovimit të Propozim-ligjeve për këto hua do të dakordohen marrëveshje midis Republikës së Maqedonisë dhe BERZH-it dhe “Hekurudhave të Maqedonisë” gjegjësisht NP Rrugët. Këto 305 milionë euro investime në projektet infrastrukturore do të thonë vende të reja të punës, punë për kompanitë e Maqedonisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim me këto mjete u jep mbështetje politikave të investimeve publike të cilat i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button