Gruaja nga Gostivari viktimë e dhunës familjare, kërkon ndihmë nga policia

Një qytetare e Gostivarit i ka paraqitur burrin dhe vjehrrin për dhunë familjare. Sipas informacioneve të SPB Tetovë, S.R. (41) dje në stacionin policor Gostivar, ka deklaruar se fizikisht është sulmuar nga bashkëshorti G.R. (42) dhe vjehrri M.R. (64).

Dhunës i parapriu grindja midis bashkëshortëve, pas çka burri e goditi me grusht, shqelma dhe me mjet të drurit. Pastaj u bashkëngjit edhe vjehrri, i cili përveç që e goditi disa herë, nuses i drejtoi kërcënime dhe fyerje.

Gruaja e rrahur në akuzë kërkoi ndjekje penale për dhunuesit, ndërsa policia po punon në zbardhjen e këtij rasti.

Këtë vit për dhunë familjare në rajonin e Gostivarit, janë dorëzuar katër kallëzime penale, katër kërkesa për procedurë kundërvajtës dhe 38 ankesa. Në numrin më të madh të rasteve të paraqitura, dhunë kanë pësuar bashkëshortet.

Lajme të ngjashme

Back to top button