Miqtë e Maqedonisë në BE: Opozita të kthehet në Kuvend

Beteja dhe gara e ideve politike duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike dhe jo jashtë tyre – vendi i opozitës është në Parlament.

Ky është mesazhi i përbashkët i Miqve të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, gjatë takimit të djeshëm në Parlamentin Evropian.

Në takim morën pjesë eurodeputetë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe më aktivi në mbështetjen e Maqedonisë, Richard Howit.

Të gjithë eurodeputetët e pranishëm në takim lëshuan mesazhin se opozita nuk duhet të bojkotojë Kuvendin dhe të injorojë votat e votuesve opozitarë të cilët nuk pajtohen me politikat e pushtetit.

“Vendi i opozitës, absolutisht, është në Kuvend. Aty ndodhet mejdani i betejës politike, jo në rrugë”, tha eurodeputeti kroat Tonino Picula, nga radhët e socialdemokratëve.

Ai tha se ky është një qëndrim që mbështetet nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, që përpara Komitetit për Punë të Jashtme përfaqësohet nga eurodeputeti Howit.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button