fbpx

Takimi i Nju Jorkut, vetëm formalitet, negociatat për emrin nuk do sjellin asgjë të re

Takimi i sotëm mes ndërmjetësit Metju Nimic dhe negociatorëve për emrin në Nju Jork, ka më tepër një rëndësi simbolike për të treguar se dialogu për zgjidhjen e çështjes së emrit mbahet ende gjallë, vlerësojnë analistët.

Sipas tyre, nga ky takim që më tepër është protokollar nuk mund të pritet asnjë përparim. Ata vlerësojnë se çështja e emrit dominohet edhe nga problemet e e shumta të brendshme dhe si pasojë negociatat për emrin gjithnjë e më shumë po shndërrohen në një formalitet.

Ish ministri i jashtëm dhe profesori Denko Malevski, thotë për Portalb se nuk ka çfarë të pritet nga takimi i sotëm për emrin në Nju Jork.

“Vendimet e mëdha nuk sillen në Nju Jork, mes ndërmjetësit Nimic dhe negociatorëve, por sillen në Athinë dhe Në Shkup. Pasi e dimë se si është gjendja tani në këto dy vende lidhur me çështjen e emrit nuk mund të pritet asnjë përparim”, thotë Denko Malevski.

Malevski, thotë se nuk duhet të mëremi shumë më këtë çështje duke parë problemet tona të brendshëm siç është problemi mes qeverisë dhe opozitës, që të kemi një sistem funksional demokratik që të mund të krijojë zgjidhje. Zgjidhja e këtyre problemeve nuk do të vije nga qielli as nga Nimici apo Nju Jorku, por duhet të jenë produkt i vullnetit dhe punës tonë.

Malevski, thotë se duhet të ndihmojmë veten që ta na ndihmojnë të tjerët. Sipas tij është e mundur që në çështjen e emrit të angazhohet më shumë edhe Bashkimi Evropian ashtu siç bënë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me deklarimet më optimiste të BDI-së për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe ndikimin e saj në këtë proces, Denko Malevski, thotë se BDI është një faktor, por çështja e emrit është problem që kërkon angazhim të gjithë faktorit politik në Maqedoni.

“Nëse BDI punon në arritjen e një klime më demokratike në vend, atëherë puna e saj është në rregull, por nëse ajo vrapon vetë për çështjen e emrit atëherë puna e saj nuk do të ketë vlerë”, thotë Denko Malevski.

Profesor Bekim Kadriu, ndanë të njëjtat pritshmëri sa i përket bisedimeve për çështjen e emrit. Takimin e sotëm për emrin në Nju Jork, ai më tepër e konsideron si një përpjekje për të treguar se negociatat vazhdojnë dhe mbahet gjallë procesi i zgjidhjes së çështjes së Emrit.

Kadriu, për Portalb, thotë se deri më tani nuk ka pasur bisedime intensive për çështjen e emrit dhe as qasje me serioze mes pozitës dhe opozitës në vend për atë se çfarë mundë të jetë propozim i pranueshëm për çështjen e emrit.

“ Ka disa parime të përgjithshme që shtrohen, por nuk ka ndonjë konsensus më të gjerë. Ky do të jetë më tepër një takim protokollar sa për të arsyetuar atë se negociatat nuk janë ndërprerë”, thotë Bekim Kadriu.

 

 

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close