Për 24 orë shtatë aksidente komunikacioni në rajonin e Shkupit

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, pesë janë me pasojë dëm material dhe dy me pasojë lëndim trupor. Në njërin, lëndime më të lehta ka marrë një drejtues i një automjeti motorik për udhëtarë, ndërsa në tjetrin lëndime më të lehta ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 15 drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 13 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të patentës së shoferit, tre drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe 18 drejtues të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose, kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” nga ana e policisë rrugore janë hequr 42 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup në kuadër të aktiviteteve të tij do të mbajë ligjërata edukative në shkollat fillore me nxënës të klasës së dytë dhe të katërt, si dhe në shkollat e mesme me nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt me temë “Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave psikotrope mbi sigurinë në komunikacionin rrugor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button