Fëmijët me autizëm kanë nevojë për trajtim më të madh shtëpiak

Ekspertët e lartë nga fusha e autizmit nga Los Anxhelos, të cilët javën e kaluar qëndruan në Maqedoni dhe trajnuan mjekë dhe psikologë, me ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov biseduan për nevojën e vendosjes së programit për detektim të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me autizëm, sipas shembullit të modelit amerikan të programit të këtillë, kumtoi sot Ministri i Shëndetësisë.

Qëllimi është që me implementimin e programit të sigurohet trajtim për këta fëmijë nga të paktën 20 orë në javë, që, sipas Ministrisë dikasteriale, do të paraqet hap të madh në drejtim të avancimit të gjendjes nga mosha më e hershme e fëmijëve me autizëm, trajtimi i të cilit momentalisht vendoset në disa orë në javë.

Është parashikuar përforcimi i rolit të vizitës shtëpiake, e cila konform modelit, i cili është sugjeruar nga ekspertët e lartë të SHBA-së, do ta zbatojnë defektologët, dhe do të fokusohet në vizitën e fëmijëve me autizëm, ndërsa për këtë qëllim është parashikuar zbatim i trajnimit intensiv për defektorlogët, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Ekipin e ekspertëve nga Los Axhelosi e përbëjnë katër mjekë dhe profesorë me përvojë shumëvjeçare në Qendrën për hulumtim dhe trajtim të autizmit në kuadër të Universitetit në Kaliforni, Los Axhelos (UCLA), që paraqet një nga qendrat më prestigjioze edukativo në botë. Ekipi I mjekëve nga ky universitet bashkëpunon edhe me organizatën prestigjioze me seli në SHBA, Autism speaks.

Trajnimet nga ekspertët e lartë nga fusha e autizmit, zbatohen në vigjilje të formimit të Qendrës për autizëm, si pjesë e projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën e viteve 2014-2018. Në pajtim me Programin, është parashikuar që Qendra të formohet në vitin 2017, me qëllim të kryerjes së diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të personave me autizëm nga ana e mjekëve të mirë trajnuar dhe psikologë, me zbatimin e qasjes multidisiplinore.

Lajme të ngjashme

Back to top button