Berisha tenton të mos e dorëzojë pushtetin dhe të anulojë njohjen e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar hapjen e gjithë kutive të Qarkut të Lezhës, duke ju referuar perceptimit të tyre për parregullsi, dhe duke anashkaluar bazën ligjore. Vendimi i cili synon të njollos procesin zgjedhor vjen pas një sere veprimesh të dyshimta që kanë shoqëruar kutitë e këtij qarku. Duke qenë se Qarku ka qenë vërtet problematik dhe “të fortët’ kanë diktuar votimin dhe numërimin, sidomos nga ana e PD-së, Berisha ka përzgjedhur këtë qark për ti dhënë një alibi humbjes së thellë të tij, shkruan gazeta Tema.

Dyshimi i parë që ka lindur dhe nga vet opozita është kutitë të cilat janë mbajtur të magazinuara nën njeriun më të afërt të familjes së Berishës, mund të jenë rihapur dhe manipuluar. I dyshimtë është dhe fakti që një magazinier i KQZ është vrarë para disa ditësh me plot dyshime për motivet e vrasjes. Dyshimi është se duke futur duart në kuti, Berisha nuk është se do të rikuperoj humbjen e thellë popullore, por kërkon të njollos procesin, të bllokoj statusin e Shqipërisë dhe të krijoj një alibi për të qëndruar në politikë dhe në krye të Partisë Demokratike.

Ky është problemi i tij, por jo i zgjedhjeve. Zgjedhjet kanë përfunduar, dhe shqiptarët kanë shprehur vullnetin e tyre. Komisionerët e të gjitha palëve, përfshi ata të Berishës kanë firmosur dhe çdo futje duarsh në kutitë në magazinat e kushërinjve të Sali Berishës do të gjykohet tani e tutje si krim elektoral. E vetmja gjë e ndershme që përligj manipulimet në Lezhë janë rikthimi i gjithë Qarkut për votim dhe rikryerja e një votimit të ndershëm të mbikëqyrur.

Të gjitha aktet e tjera të cilat Berisha është duke ndërmarrë duke mbajtur nën presion KQZ, vetëm sa shtojë premisat penale për anëtarët e KQZ dhe vet Berishën si shkatërrues i procesit zgjedhor.

Sali Berisha kundërshtoi për katër vjet rresht hapjen e kutive pas  zgjedhjeve të vitit 2009, duke pretenduar se hapja e tyre do të hidhte në erë stabilitetin në Shqipëri. Ai u tall dhe fyejti opozitën me parullën “hap kutitë”, ndërsa sot që ka nën kontroll mekanizmat administrativ të KQZ fut duart në kuti dhe tenton të njollos integritetin e procesit, për ti krijuar vetes dhe Familjes së tij një alibi për urrejtjen që shqiptarët demonstruan ndaj Familjes në pushtet. Ai thjesht është penduar që pranoi humbjen dhe deklaroi dorëheqjen dhe tani i ka hyrë punës të refuzoj ikjen nga pushteti duke tentuar trazira.

Problemi i tij i vetëm janë 1 milion vota shqiptarësh kundër tij, qe e kanë lidhur fatin e tij me të shkuarën dhe i kanë dhënë shans për të ardhmen vetëm në sallën e gjyqit. Ai duhet të zgjedh vet nëse do shkoj aty si një humbës i penduar apo një kriminel që kërkon të ik djegur Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button