Disa nga gjërat më të shtrenjta në botë (Foto)

Së fundi, ajo që konsiderohet si “treguesi më kompleks i kohës i bërë ndonjëherë”, ora e prodhuar nga Patek Philippe u shit për 15.1 milionë funte.

Ka 24 veçori të ndryshme, përfshirë një kalendar të përjetshëm si dhe një hartë të yjeve mbi shtëpinë e bankierit të New Yorkut, Henry Graves, i cili e porositi orën në vitin 1925.

20141112092530280

Ora u shit në ankand, të cilin e fitoi një agjent që mund të identifikohej vetëm si “njeriu në kravatën e kuqe”.

Megjithatë, ky objekt nuk është i vetmi për të cilin u pagua kaq shumë. Më poshtë keni një listë të objekteve më të shtrenjta në botë.

Ariu lodër 

20141112092539902

Fëmijët nuk mund ta preknin këtë lodër me vlerë 110,000 funte të krijuar nga prodhuesi i famshëm Steiff. Por, pronari i saj i parë, Koloneli Bob Henderson e merrte në çdo vend, madje edhe në zbarkimet në Normandi. E prodhuar në vitin 1905, ajo iu shit në vitin 1994 biznesmenit japonez Yoshihiro Sekiguchi.

Kapela

20141112092552157

Është nga objektet më të shtrenjta të historisë së kriketit. Kjo kapelë është e legjendës së këtij sporti, Donald Bradman e vitit 1948. Ajo u shit në vitin 2003 për 170,000 funte.

Peshku

Peshku 80 centimetërsh “ginrin showa koi” u shit në vitin 1980 për 50,000 funte. Gjashtë vite më vonë, është blerë nga Derry Evans për një shumë të panjohur, por së shpejti peshku ngordhi.

Uiski

Vetëm një gllënjkë e uiskit 64 vjeçar të Macallan do të ju kushtonte 7,278 funte. Një shishe e këtij uiski u shit në vitin 2010 në New York për 291,125 funte.

Monopoly

20141112092605550

Argjendari i San Franciskos, Sidney Mobell e ka krijuar një tabelë të lojës Monopoly. Kjo tabelë ishte e ndërtuar me ar prej 23 karat dhe vlente 1.4 milionë funte. Kubat kanë 42 diamante për pika.

Kamera

20141112092615228

Vetëm 25 prototip të kamerave Leica 35mm janë prodhuar në vitin 1923 dhe vetëm për 12 nga to dihet se ekzistojnë akoma. Një nga to u shit në vitin 2012 për 1,73 milionë funte.

Xhinset

Vetëm dy nga tre palë xhinset e para vitit 1900 të Levis ekzistojnë akoma. E vetmja nga këto dy që mund të vishej u gjet në një minierë të vjetër argjendi në Kaliforni. Ajo u shit për 33,230 funte në eBay.

Parfumi

Një 30 mililitërsh i parfumit “Clive Christian No. 1” për meshkuj apo femra kushton 1317 funte. Në vitin 2005, ky brend e krijoi parfumin më të shtrenjtë 500 ml që kushtoi 115,000 funte. Mes tjerash, parfumi kishte diamant të bardhë 5 karat dhe ari 18 karat.

Instrumenti Muzikor

20141112092628158

Violina e vitit 1721, një nga më të ruajturat në botë, u shit në vitin 2011 për 9,808,000 funte.

Vetura

20141112092642927

Harrojeni orën 15 milionëshe, një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 u shit për 23 milionë funte në gusht të këtij viti.

Shtëpia

Antilia, një “kala” 27-katëshe e miliarderit të naftës Mukesh Ambani në vitin 2010, me rreth 37,000 metra katrorë sipërfaqe, dominon qiellin e Mumbait. E emëruar sipas ishullit mitik të Antlaktikut, ka 6 nivele nëntokësore të parkingut, 3 vend aterrime për helikopterë dhe i duhet një staf prej 600 personave që të funksionojë. Vlerësohet 630 milionë funte.

Patatja

20141112092652742

Këto patate të njohura si “La Bonnotte”, kushtojnë 400 funte për kilogram. Mund të gjinden në ishullin francez të Noirmoutierit apo edhe në Jersey, që ka një klimë të ngjashme. Plehu i algave të detit, u jep atyre një shije të kripur, të veçantë arre, sipas disave që e kanë shijuar atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button