fbpx

Parlamenti do të diskutojë ndryshimet e Ligjit për akcizat

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 22-të. Në pikën e vetme të rendit të ditës është Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akcizat, sipas procedurës së shkurtuar.

Pas përfundimit të kësaj  seance do të vazhdojë seanca e 21-të që filloi të hënën. Deputetët duhet të shprehen për Propozimin e ligjeve për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shfrytëzimin e realizimeve në organet shtetërore, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Drejtorinë Doganore, sipas procedurës së shkurtuar, si dhe për propozimin e vendimit për konfirmim të përqindjes  për përfshirje nga të ardhurat e tërësishme vjetore të bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarisë energjetike për financim të punës në komisionin rregullativ për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 dhe propozimin e planit financiar të Komisionit rregullativ për energjetikë për vitin 2015.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close