Facebooku fshin statusin “ndjehem shqiptar”

Facebooku ka fshirë statusin e famshëm “ndjehem shqiptar”, pasi përdoruesit bllokuan rrjetin me këtë status.

Ditëve të fundit kemi parë se rrjeti social Facebook ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re tek hapësira “Feeling”. Bëhet fjalë për një ikonë “lumturie” që thirret “ndjehem shqiptar”, por tani kjo ikonë është fshirë, transmeton Koha.net.

Pas fshirjes së ikonës, automatikisht janë fshirë gjitha statuset e përdoruesve që e kanë përdorur atë.

Kjo ikonë kishte nisur të shfaqet qysh gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri kur përdorues shqiptarë të rrjetit social Facebook nisën të përshtatnin statusin e “lumturisë” me këtë shprehje, ndërsa, si duket, nga përdorimi i shpeshtë i tij, Facebook e ka futur në mesin e statuseve zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button