“Kurir” vijon me provokimet: Edi Rama kërkon të shkëpusë jugun e Serbisë

E përditshmja “Kurir”, vijon me provokimet mbi vizitën e Ramës në Serbi. Sot është publikuar një artikull për fjalimin e Kryeministrit shqiptar në Preshevë. Titulli kryesor është, Sot “Kurir” vijon me provokimet: Edi Rama kërkon të shkëpusë jugun e Serbisë.

“Kurir” shkruan se kryeministri Ramam kërcënoi dje gjatë fjalimit të mbajtur në qendrën kulturore në Preshevë, kur tha se nuk do të lejojë asimilimin e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Përballë deklaratës së Ramës, i cili theksoi se të drejtat e minoriteteve shqiptare, kudo që jetojnë duhen respektuar, “Kurir” e cilëson “një turp”, faktin që serbët krahasohen me shqiptarët në Preshevë, sepse ata janë anëtarë të shumicës, jo të pakicave.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijoi dje të provokojë Serbinë, gjatë vizitës së tij në Preshevë, ku tha se nuk do të lejojë asimilimin e shqiptarëve dhe se do të mbështesë zgjidhjen e problemeve të tyre, që janë vendimtare për rrugën e Serbisë drejt BE-së”, thuhet në artikull.

Sipas “Kurir”, Rama foli gati një orë, në tribunë përballë së cilës nuk kishte asnjë shenjë kombëtare as nga ndonjë serb e as nga ndonjë shqiptar.

Në Pallatin e Kulturës kishte pak më shumë se një mijë qytetarë, përballë të cilëve Rama tha se, edhe pse Shqipëria ka vështirësi në bashkëpunimin me Serbinë, ajo nuk do të heqë dorë nga dialogu.

Lajme të ngjashme

Back to top button