Tottenhami gati 25 milion euro për Shaqirin

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Ai nuk është i lumtur me minutazhin te Bayern Munich, derisa shumë skuadra kanë filluar ta kërkojnë mesfushorin kosovar.

Njëra nga ekipet që ka shprehur interesim është edhe Tottenham Hotspur. Sipas mediave ueb faqes fichajes.net, klubi anglez është e gatshme t’i ofroj 25 milion euro Bayern Munichut për mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Menaxheri i londinezëve, Mauricio Pochettino, është në kërkim të një lojtari që luan në sulm, derisa reprezentuesi zviceran është i përkryer për këtë pozitë.

Thuhet se Tottnham do t’i ofroj pagë të majme gjilanasit, i cili ka zgjuar edhe internimin e Romës, Interit, Juventusit, Atletico Madridit dhe Arsenalit.

Lajme të ngjashme

Back to top button