Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut.Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, mot kryesisht me vranësira e me mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten paradite do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut të cilat do të jenë më intensive të enjten. Temperaturat do të jenë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button