Si të përballeni me dikë që flet keq për ju?

Çfarë duhet bërë kur njerëzit flasin keq për ty? Është e tmerrshme dhe jo e bukur për t’u përballur. Megjithatë ke disa zgjidhje: nga injorimi deri te përballja direkte me njerëzit që flasin keq.

1.Në radhë të parë sigurohuni se jeni vërtet subjekt i thashethemeve që flasin keq për juve. S’duhet thjesht ta mendosh dhe të konsiderosh kot përgjegjës një njeri.

2.Për t’u siguruar mund të bisedoni edhe me miqtë që konsideroni më të besuar. Pasi ta bisedoni shtruar, kushtojini vëmendje asaj që do t’ju këshillojë miku/mikesha. Ndoshta nuk ia vlen fare të merreni me atë person që ju flet prapa krahëve.

3.Mos bëni një reagim të ekzagjeruar. Duhet të qëndroni sa më të qetë. Shqetësimi mund të shtojë më tepër “vrerin” e njeriut dashakeqës.

4.Kërko të kuptosh se çfarë stimulon atë që flet keq për juve. Është e mundshme që ky njeri është xheloz, ose thjesht i/e varfër në shpirt. Zbulimi i kotësive prapa veprimeve të atij/asaj që flet keq prapa krahëve, thjesht mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë dhe të mos përgjigjeni. E as të besoni atë që ju thuhet.

5.Mund të hiqeni edhe sikur s’ka ndodhur asgjë. Qeshni dhe ironizoni me atë që thuhet për juve. Shpesh, ky është qëndrimi më i mirë.

6.Gjithsesi, nëse vendosni të përballeni me atë që flet keq për juve, duhet të qëndroni sa më qetë dhe të kontrolluar. Thojini atij/asaj që të reshtë së thëni gënjeshtra për juve dhe të mos flasë për gjëra inekzistente. Përballeni me fakte, nëse do ju duhet, dhe jo me sajesa, siç mundohet të bëjë ai/ajo!

Lajme të ngjashme

Back to top button