fbpx

Ushqimet më të mira për mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për ta nisur ditën mbarë dhe me energji të reja, për të përgatitur terrenin për vendime të zgjuara gjatë gjithë ditës. Studiuesit këshillojnë që në mënyrë absolute nuk duhet të dalin nga shtëpia pa konsumuar mëngjes.

Kos grek

Kosi grek përmban kalcium dhe njihet si ushqim i mirë me proteina (përmban pothuajse dy herë më shumë proteina se kosi normal) dhe ju bën të ndiheni mirë përgjatë gjithë mëngjesit. Për ta plotësuar akoma dhe më mirë vaktin e mëngjesit këshillohet që kosi grek të konsumohet me fruta të ndryshme, pasi përzierja mes tyre sjell një shije akoma dhe më të mirë. Kosi grek është i shpejtë dhe i lehtë për t’u konsumuar.

Drithrat

Është shumë e rëndësishme që gjatë mëngjesit tuaj të konsumoni drithra, apo farëra të ndryshme. Këshillohet që drithrat të konsumohen me mjaltë apo kos.

“Grapefruit”

Dëshironi të humbni peshë, përdorni grapefruit. Sipas një studimi të kosnumohet një gjysmë grapefruit para çdo vakti mund t’ju ndihmojë që të humbni peshë në një periudhë të shkurtër duke djegur yndyrnat. Grapefruit njihet për efektin e saj të dobishëm të sheqerit në gjak dhe për nivelin e insulinës. Megjithatë studiuesit ju këshillojnë që të konsultoheni me mjekun përpara se të filloni të konsumoni rregullisht grapefruit.

Banane

Konsumimi i bananes në mëngjës është i rëndësishëm, pasi të krijon ndjenjën e ngopjes duke qenë se përmban karbohidrate. Bananet janë një zgjedhje e mirë veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Vezë

Konsumimi i vezëve prej disa kohësh u ndalua, pasi individët të cilët i konsumonin rregullisht kishin përmbajtje të lartë të kolesterolit. Ndërsa tanimë vezët janë rikthyer sërish për konsumim, të cilat konsiderohen si burim i shëndetshëm proteinash dhe ushqyese të Vitaminës D. Lind pyetja përse u rikthye sërish përdorimi i vezëve? Studiuesit kanë treguar se kolesteroli në ushqimin tonë ka më pak ndikim mbi kolesterolin në gjak nga ç’ka mendohej më parë.

Shalqiri

Shalqiri ashtu si edhe frutat e tjerë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe për parandalimin e kancerit.

Boronicat

Boronicat e freskëta njihen si super frut. Studiuesit sugjerojnë se nëse konsumohen rregullisht boronicat mund të ndihmojnë në përmirësimin e memories, aftësive motorrike të presionit të gjakut dhe metabolizmit. Boronicat e egra janë akoma dhe më të mira, pasi përmbajnë antioksidantë edhe më të fuqishëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close