Grejpin – po, por me kujdes!

Ekzistojnë artikuj ushqimorë të cilët kam ndikim pozitiv të jashtëzakonshëm në trupin tonë, mirëpo duhet të dimë se në disa situata përdorimi i tyre megjithatë nuk rekomandohet. Njëri ndër ata artikuj është grejpi.

Grejpin mund ta quajmë ilaç të vërtetë për trupin tonë, sepse ndihmon në vështirësitë me venat, damarët e zgjeruar, forcon imunitetin, nxit prodhimin e hormoneve, pengon infeksionin dhe ftohjen, pastron zorrët dhe stabilizon florën e zorrëve, aktivizon ndryshimin e materieve në qeliza dhe rritjen e qelizave, pastaj ndihmon në uljen e peshës trupore.

Lëvorja e grejpit mund të zihet në zjarr të lehtë për 20 minuta dhe mund të përdoret si çaj për shërimin e pjesëve të trupit të ngrira nga të ftohtët, sepse nxit qarkullimin e gjakut në indet e dëmtuara, transmeton Telegrafi.

Farat e hidhëta, posaçërisht ekstrakti i tyre, është të njohura si antibiotik natyror dhe antiseptik i cili pengon zhvillimin e baktereve, viruseve dhe mykut, por mund të përdoret si konservans te disa artikuj ushqimorë.

Pektina e grejpit ul sasinë e kolesterinës në gjak, andaj lëkura e bardhë nën lëvore është mirë të konsumohet,e jo të hidhet. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button