Mavraj: “Me ndihmën e Allahut ta pranojmë këtë vendim si sprovë”

Mbrojtësi Mavraj ka bërë një postim tejet emocionues pas grumbullimit në kombëtaren shqiptare, e cila në ditët në vazhdim do t’i luaj dy ndeshje miqësore, me Francën dhe Italinë.

Mavraj në Facebook, shkruan se ky ritakim në kombëtare, ka një dëshirë më të madhe se kurrë më parë, për të realizuar ëndrrat, e kjo dëshirë sipas mbrojtësit të Koln, po vërehet të të gjithë shqiptarët në gjithë botën.

Postimi i plotë Mavrajt në Facebook:

“U grumbulluam prap me Kombetaren. Kesaj rradhe me nje deshir si Kurr me par, me nje enderr qe Edhe me shum u fut ne Zemrat tona. Kjo ndienje nuk shihet Vetem ke skuadra Jon Por ne te gjithe shqiptaret ane e mban botes. Jemi te lidhur nga ajo dite qe asgje dhe askush nuk mund te na munde. Edhe pse e humbem Ndeshjen ne tavoline, ne si komb fituam shume. Shpresoj qe me ndihmen e Allahut te pranojme kete vendim si sprove dhe ta kalojme me sukses dhe do te shperblehemi me dicka edhe me te mire.”

Postimi i Mavrajt në Facebook
Postimi i Mavrajt në Facebook

Lajme të ngjashme

Back to top button