Dodik: Rama e bëri vetën të shpallet ‘non grata’ në Serbi

President ii Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, thotë se deklarimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilën e e vlerëson si jo diplomatike dhe provokim, gjatë vizitës në Beograd, është i mjaftueshëm që ai të shpallet person i padëshiruar në Serbi, transmeton Indeksonline.

Duke e komentuar për mediat serbe provokimin e Ramës, Dodik ka thënë se po të gjendej ai në të njejtën situatë do t’i kërkonte menjëherë kryeministrit shqiptar që ta lëshoj vendin.

“Vlerësoj që kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq duke vepruar në mënyrë diplomatike duke mos rënë në provokim, e ka ruajtur integritetin dhe sovranitetin e shtetit serb”, ka thënë Dodik.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me Vuçiq dje në Beograd, ka thënë se Kosova e pavarur është fakt që nuk mund të mohohet, deklaratë kjo që e ka nxitur reagimin e ashpër të shefit të qeverisë serbe./Indekonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button