Galaxy Note 5 mund të vijë me ekran 4K UHD

Samsung po punon aktualisht në krijimin e një ekrani 5.9 inç 4K Ultra HD Super AMOLED që mund të përdoret në Galaxy Note e ardhshëm. Ky ekran mund të prezantohet në gushtin e 2015-ës dhe mund të përdoret tek Galaxy Note 5.

Phone Arena pretendon se e ka pikasur këtë ekran, i cili do të jetë me rezolucion 3840 x 2160 dhe densitet 746 pikselë për inç. Zakonisht, Samsung prezanton një telefon të ri inteligjent Galaxy Note në vjeshtë, tek panairi IFA në Berlin, Gjermani.

Ka shumë kohë deri në shtator 2015, dhe para këtij telefoni, Samsung mund të prezantojë disa pajisje të reja, si për shembull Galaxy S6. Edhe për këtë telefon inteligjent kanë filluar spekulimet që tani. Thuhet se ky telefon do të fuqizohet nga një procesor Exynos 7420, i cili do të ketë katër bërthama Cortex-A57 dhe katër Cortex-A53. Nuk duhet të çuditemi nëse edhe Galaxy Note 5 do të ketë këtë konfiguracion./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button