Tetovë, parkingjet mbyllen, veturat parkohen në rrugë

Tetova nuk ka vendparkime të mjaftueshme ndërsa dhe ata ekzistuese janë duke u mbyllur. Ky paradoks urban ndodh pasi që tetovarët nuk dëshirojnë të paguajnë çmime të larta nëpër parkingjet e mbyllura.

Komuna e Tetovës në afërsi të kompleksit të shitoreve ‘Shipadi’ dhe në Bllok 82 ia ka vënë drynin dy parkingjeve të mbyllura. 

“Nuk ka pasur qarkullim në këto parkingje dhe jemi detyruar që ti mbyllim” arsyetohet Hysen Demiri nga sektori për komunikacion dhe tokë ndërtimore në Komunën e Tetovës.

Ai madje thotë se do të hapen parkingje të reja në qendër të qytetit prapa restorant Tivoli me qëllim që të ketë sa më shumë parkingje të mbyllura edhe përkundër asaj që parkingu prapa Pallatit të Kulturë një kohë të gjatë ri më shumë i zbrazët  si pasojë e çmimit të larë.

Si rojtarë në këto parkingje u punësuan rreth 70 punëtorë nga ana e ish kryetarit të Tetovës, që tani janë duke bërë punë të tjera: si vizatimin e vijave  në komunikacion .

Lajme të ngjashme

Back to top button