Moti i keq në Itali, dy të moshuar rezultojnë të zhdukur

Dy persona të moshuar rezultojnë të humbur në zonën e Lingurias , në veriperëndim të Italisë, si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur të gjithë vendin.

Sot në mëngjes mijëra banorë janë zgjuar nga vërshimi i ujërave, një situatë kjo që po vijon prej thuajse një muaji në itali. Çift i moshuar besohet se është goditur nga rrëshqitjet e dherave teksa po udhëtonin me makinën e tyre në zonën e lingurias.

Teksa Genova ende përballet me pasojat e përmbytjeve të tetorit, ku disa persona humben jetën dhe ku balta e sjellë nga lumenjtë paralizoi disa fabrika në vend, shirat e rëndë goditën zonën natën e të hënës, duke bërë që tre lumenj, Entella, Sturla dhe Rupinario, të dilnin nga shtretërit e tyre pothuajse në të njëjtën kohë.

Qindra njerëz janë zgjuar të traumatizuar nga kjo situatë, ku një pjesë e tyre kërkonin makinat e përmbytura nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Ndërkohë, pronarët e dyqaneve përpiqen të pastrojnë ambintet pas rënies së rreth 200 milimetrave shi në tetë orë.

Punonjësit e shërbimeve të emergjencës nuk kanë arritur dot në të gjitha zonat për shkak të bllokimit të rrugëve nga ujërat dhe rrëshqitjet e dherave. Paparprakisht autoritetet thonë se dëmet janë shumë të mëdha./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button