LSDM: Kush dha urdhër të priten drunjtë?

Drunjtë te hoteli “Bristol” janë prerë në mungesë të kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili është në pushim, në kompetencat e të cilit është dhënia e lejes për këtë gjë, prandaj edhe kërkojmë që organet kompetente ta tregojnë dokumentin, me nënshkrimin e kujt është zhveshur parku te hoteli “Bristol”. LSDM-ja e fton kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e Shkupit Trajanovski dhe qeverinë menjëherë t’ua japin këto përgjigje qytetarëve.

Partia opozitare thotë se nëse pushteti do të ishte i bindur se janë duke vepruar drejt, nuk do të sillnin sharra me motor në mes të natës me sigurim policor.

“Përveç asaj se nuk respektohet përcaktimi i qytetarëve të Komunës Qendër, të cilët votuan kundër politikave të këtij pushteti, në aksion qytetarët u larguan duke u tërhequr zvarrë, njësoj sikur në incidentin që ndodhi në kuvend më 24 dhjetor”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button