Nacionalistët Ballkanik sjellin përsëri kultet e personaliteteve politike në pushtet përmes tatuazheve
Tatuazhet e ish-udhëheqësve politikë u bënë aq të popullarizuara në Ballkan viteve të fundit saqë ka bë liderët në status dhe nivel të adhurimit, shkruan Global Voices.
Një traditë e mëparshme e tatuazheve, kryesisht nga fillimi I viteve 1950 deri në fund të viteve 1980 në ish-shtetet jugosllave, ishte ajo e emblemave dhe simboleve të Ushtrisë Popullore Jugosllave. Rekrutët të cilët kishin duruar 1 deri në 2 vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak shpesh ktheheshin me tatuazhe kujtimi pothuajse si ato të burgut. Këto përfshinin simbolet shtetërore, imazhet e armëve apo fytyrën e kreut të atëhershëm jugosllav Josip Broz Tito, ndërsa kulti i personalitetit të tij ishte ende i fortë.
Pas ndarjes së Jugosllavisë, imazhet e figurave të tjera historike filluan të shfaqen në formë tatuazhi, veçanërisht në trupin e meshkujve të rinj me një flakërim nacionalist, të tilla si imazhi i liderit fashist kroat të shekullit të 20-të Ante Paveliç në mesin e kroatëve dhe liderit çetnik serb Draža Mihailović në mesin e serbëve. Teknikat e reja me ngjyra filluan të përdoren për versionet e reja të tatuazheve meTiton, përkrah atyre që mbetën nostalgjik.
Në vitin 2009, Slobodna Dalmacija e përditshmja kroate njoftoi se një burrë nga Banja Luka bëri tatuazh me imazhin e politikanit bashkëkohor serbo-boshnjak Milorad Dodik.Fenomeni i bërjes së tatuazheve me fytyrat e udhëheqësve bashkëkohorë të Ballkanit duket se bëhej më I fortë pas kësaj.
Djathtasi I tanishëm Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka qenë në këtë karrige që nga viti 2006. Gjatë viteve, disa maqedonas përdorues të rrjetit social kanë treguar përkushtimin e tyre të dukshëm ndaj liderit të partisë në pushtet në Maqedoni VMRO-DPMNE duke postuar fotot e tatuazheve të tyre me imazhin e Gruevskit. Një njeri kishte bë tatuazh me emrin dhe mbiemrin e Kryeministrit dhe shkronjat VMRO dhe një kryq. Një tjetër kishte bë tatuazh me fytyrën e Gruevskit dhe një mbishkrim që thotë: “Lojal deri në varr”.
Shembulli më i fundit i këtij fenomeni përfundoi në ballinën e gazetës maqedonaseVest. Një burrë nga Shtipi bëri tatuazh të fytyrës së kushëririt të kryeministrit dhe Shef i Shërbimeve Sekrete Sasho Mijallkov, dhe djalit të tij.Njeriu me tatuazh pohoi se ai është mirënjohës për ndihmën e dhënë nga ana e të fuqishmes dhe të pasurësVMRO-DPMNE-së zyrtare gjatë gjithë jetës së tij.
Kjo traditë e ringjallur ka qenë subjekt i talljeve nga ana e disa humoristëve në disa vende të Ballkanit. Faqja satirike kroate News Bar publikoi një pjesë me lajme të rreme në lidhje me politikanin kroat djathtas, Tomislav Karamarko i cili, kërkon një artist tatuazhesh ti vëndon imazhin e “burrështetasit më të madh kroat i shekullit të 20-të” në gjoksin e tij. Në vend të shefit të tij të fundit të partisë dhe udhëheqësit kroat Franjo Tugjman, ashtu siç pritej, fiton një tatuazh me Josip Broz Titon nga artisti.
Revista politike e pavarur maqedonase Fokus gjithashtu publikoi një pjesë satirike kohëve të fundit, duke përqeshur të dy tendencat: tatuazhet dhe emërimin e ministrave të rinj të qeverisë për çudi me shumë pak përvojë të mëparshme në emër të tyre.