OJQ-të Norvegjeze kërkojnë që Gruevski të dënojë sulmet ndaj LBGT-së në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit nga Norvegjia, organizata LBGT nga Norvegjia dhe “Amnesty International poashtu nga Norvegji”, kanë dërguar letër deri te kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska si dhe Prokuroi Publik Marko Zvrlevski ku kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen me personat LBGT në Maqedoni.

Dy persona morën lëndime në trup dhe kokë pas sulmit në bar-kafenë ‘Damar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit më 23 tetor 2014 gjatë festimit të përvjetorit të hapjes së qendrës LBGT. Ky është sulmi i gjashtë me radhë që nga themelimi I kësaj organizate para dy viteve.

Nga OJQ-të Norvegjeze ftojnë qeverinë e Republikës së Maqedonisë, MPB-në, Prokurorinë Publike dhe gjykatat kompetente të dënojnë publikisht këtë akt të dhunës, të kryejnë hetimet e duhura për vepër penale të nxitura nga urrejtja dhe të ndiqen penalisht kryerësit e këtyre akteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button