Vuçiq: Shqipëria e Madhe nuk është vetëm ankthi ynë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk sheh ndonjë gjë që ka lidhje Shqipëria me Kosovën, por se gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është dëshmuar se “historia e Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm ankthi jonë, por ndoshta ëndrra e dikujt.”

Pas vënies së kurorës me lule në monumentin e çlirimtarëve të Luftës së Parë Botërore, Vuçiq, u tha gazetarëve, se Serbia do të ndjekë politikën e bisedës dhe jo politikën e dhunës, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se është mirë që kemi biseduar. Ajo që ne e shohim si të keqe, është se dikush erdhi me një plan të përgatitur që të krijoj skandal. Por unë mendoj se ne ju përgjigjëm me maturi në mënyrë adekuate dhe mjaft të qartë për të ruajtur krenarinë dhe dinjitetin e popullit e vendit tim”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka njoftuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vij sërish në dhjetor në Beograd për samitin kinezo-rajonal, ku do të jenë pjesëmarrës edhe 15 kryeministra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button