Në Tetovë janë arrestuar katër shtetas shqiptarë

Katër shtetas shqiptarë, prej të cilëve tre gra Z.M.(20), B.M. (17), dhe K.L. (24) dhe një burrë G.P.(22) mbrëmë rreth orës 19 janë arrestuar nga policia në rrugën “Ilindenska” në Tetovë në afërsi të udhëkryqit në Bërvenicë, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas tij, të gjithë legalisht kanë hyrë në vendin tonë, kanë poseduar dokumente adekuate, por të gjithë pa lajmëruar, kanë qëndruar në rajon, ndërsa njëra nga vajzat edhe ilegalisht ka punuar në një objekt hotelierik.

“Pas arrestimit dhe mbajtjes, shtetasit shqiptarë janë dërguar në Repartin për krim kufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme. Sot ata janë dërguar para gjykatës për shkelje në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe u janë caktuar dënime në para dhe ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë në kohëzgjatje prej një viti pas çka do të vijojë deportimi i tyre në vendin amë”, deklaroi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button