Apple mundëson çregjistrimin nga iMessage

Apple ka lëshuar në heshtje një mjet të ri për ta bërë më të lehtë kalimin mes pajisjeve iOS dhe telefonave inteligjentë që përdorin sisteme të tjera operative.

Kalimi tek një pajisje tjetër që nuk është iPhone ka qenë pak problematike për disa përdorues, për faktin sepse mesazhet tekstuale fshiheshin para se të arrinin tek përdoruesi dhe kjo për shkak të shërbimit iMessage. Shumë ish-përdorues ishin ankuar se nuk kanë marrë asnjë mesazh tekstual nga miqtë e tyre.

Meqë shërbimi iMessage është i vlefshëm vetëm për platformat e Apple-it, përdoruesit të cilët nuk përdornin më pajisjet iOS, por që e përdornin sërish shërbimin iMessage, nuk mund të shihnin më mesazhet e dërguar nga miqtë e tyre nëpërmjet pajisjeve të Apple-it. Ata duhej vetëm të fshinin pajisjen e vjetër nga të gjitha llogaritë e tyre në shërbimet e Apple-it që të vazhdonin të merrnin mesazhe nga miqtë e tyre.

Me opsionin e ri të krijuar nga Apple, përdoruesit do të kenë mundësi të çregjistrojnë numrin nga iMessage. Përdoruesit mund të shkruajnë numrin e telefonit tek ky mjet në internet, dhe pastaj do t’u vijë një kod. Këtë kodin duhet ta shtypin tek ueb-sajti dhe Apple do të heqë numrin e telefonit nga baza e të dhënave të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button