LSDM: Trajanovski harxhon paratë për ndërtimin sheshit para VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal ka propozuar rregullimin e ambientit rreth selisë së VMRO-DPMNE-së, me vlerë prej 1. 377.000 euro.

Këshilltarët e LSDM-së, kanë kundërshtuar hedhjen e parave në luksin e Koce Trajanovskit, tha nënkryetari i kësaj partie , Damjan Mançevski.

Mançevski ka propozuar që në vend të ndërtimit të sheshit të VMRO-së, këto para të buxhetit të harxhohen për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen Shuto Orizari dhe vendosjen e transportit të përditshëm pa pagesë për studentët.

“Është e palejueshme që një pjesë e qytetarëve të Shkupit të kenë ujë të pastër për pije dhe të harxhon shumë para për ndërtimin e sheshit. Trajanovski ankohet se nuk ka para për transportin falas të studentëve ndërsa në anën tjetër ndërton shesh me vlerë mbi një milion euro”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button