Nikoliç: Rama i papërgjegjshëm, ndaj se takova

“Kryeministri shqiptar Rama, po pengon krijimin e një rajoni të sigurt”, deklaroi dje Presidenti serb, Tomislav Nikoliç. Pas asaj që liderët serbë e quajtën “provokim” të kryeministrit shqiptar, Presidenca theksoi se një sjellje e tillë pritej nga Ramë dhe kjo ishte një arsye kryesore, pse Nikoliç refuzoi të takohej me të.

“Serbia tashmë prej dy vjet e gjysmë po përpiqet për një Ballkan të sigurt dhe të begatë në Evropë, por me politikan të papërgjegjshëm si Edi Rama, është e qartë se kjo do të jetë një rrugë e vështirë dhe plot me sfida. Është vështirë që Shqipëria t’i bashkohet familjes së shteteve moderne evropiane, për sa kohë ajo nuk heqë dorë nga ëndrrat, për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, deklaron Presidenca serbe.

Ndërkohë që mediet serbe vazhdojnë të akuzojnë fjalimin e Ramës për Kosovën, pasi sipas tyre ka thyer protokollin duke abuzuar me besimin e qeverisë serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button