Serbi-Shqipëri, UEFA-FSHF: Komisioni i Apelit do mblidhet me 2 dhjetor

UEFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se Komisioni i Apelit në lidhje me ndeshjen e ndërprerë midis Serbisë dhe Shqipërisë, do të mblidhet më 2 dhjetor 2014 për të shqyrtuar ankimimin e FSHF.

Ditë më parë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s, ka dhënë vendimin e tij të arsyetuar në lidhje me këtë ndeshje. Ky vendim i argumentuar, ka mbërritur ditën e premte pasdite në Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet tre studiove ligjore (shqiptare, zvicerane dhe angleze) që e përfaqësojnë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë në mbledhjen e Komisionin e Apelit, që do të zhvillohet më datë 2 dhjetor në Nion të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button