Danimarkë, protestojnë kundër ushqimit hallall

Numri i institucioneve që respektojnë kërkesat e muslimanëve për ushqim hallall po rritet gradualisht, në mbarë botën.

Në rastin e fundit, spitali në Danimarkë i është përgjigjur këtyre kërkesave, duke filluar me shërbimin e ushqimit hallall për pacientët të cilët e kërkojnë atë. Por, kjo iniciativë e spitalit ka shkaktuar protesta nga disa grupe të vogla raciste.

Grupet raciste kishin për qëllim mbledhjen e qindra pjestarëve të tyre para spitalit, por plani i tyre përfundoj pa sukses, sepse në protestat e planifikuara morën pjesë shumë pak njerëz.

Pas këtij incidenti, u organizua një marsh mbështetës për administratën e spitalit. Qëllimi i marshit ishte që t’i ftojnë grupet raciste, të cilat pretendojnë se mishi hallall dhe iniciativat e ngjashme e islamizojnë vendin, t’i respektojnë të drejtat e feve dhe minoriteteve tjera.

Megjithatë, pavarësisht kësaj kërkese, grupet raciste kanë lëshuar një deklaratë për media, ku kanë përsëritur idetë e tyre anti-islame dhe ksenofobe.

Lajmi që një nga spitalet më të mëdha në Danimarkë, si dhe disa qendra për përkujdesjen e fëmijëve në mënynë e tyre kanë përfshirë edhe mishin hallall, ka nisur debate të mëdha në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button