​Kryeministri Rama hyri në Kosovë

Express merr vesh se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Për pak çaste pritet të kaloj nëpër qytetin e Gjilanit ku edhe qytetaret kanë organizuar pritje madhështore për Kryeministrin Rama, i cili dje në Beograd foli për realitetin ballkanik që Serbia nuk e njeh, Kosovën e Pavarur.

Rama në Kosovë ndodhet më herët sesa ishte pritur, pasi që në agjendën e tij për ditën e fundit të vizitës në Serbi, ishte paraparë që nga shteti ‘fqinj’ të largohej pas orës 16:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button