Gjorgjiev: Nuk përjashtohet blerja e grurit nga jashtë

Në këtë moment vendim për blerje ndërhyrëse të grurit nuk ka nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, por atë nuk e përjashtojmë si opsion sipas rrethanave të cilat do të ndodhin. Qeveria lë që prodhuesit dhe blerësit vetë të dakordohen rreth blerjes së grurit. Këtë sot e deklaroi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me deklaratën e kryetarit të Lidhjes së bujqve, Veljo Tantarov.

“Për momentin jemi të orientuar në stimulimin plotësues për funksionimin e instrumentit të tregut dhe arritjen e zgjidhjes mes dy palëve të cilët gjenden në treg. Në mënyrë të zgjuar i ndjekim gjendjet, ndërsa derisa ka nevojë do të tërheqim edhe lëvizje shtesë”, theksoi Gjorgjiev.

Puna e Qeverisë, shtoi, është ta konfirmojë kornizën juridike ekonomike dhe ta rregullojë tregun, ndërsa jo në mënyrë direkt të merr pjesë në treg pa dallim se për cilin treg bëhet fjalë, në rastin e tregut të grurit.
“Aktivitetet tona janë përqendruar në realizimin e dialogut intensiv mes prodhuesve dhe blerësve të grurit, para se gjithash insistimi i respektit të obligimeve kontraktuese të cilat ishin marrë nga të dyja anët para rreth një muaji në shikim të përcaktimit të pikës në të cilën takohen oferta dhe kërkesa në këtë treg”, tha Gjorgjiev.

Sipas informatave qeveritare deri tani janë blerë mbi 80 mijë tonë grurë, mbi 65 për qind të prodhimit të tërësishëm. Apelojmë deri te të gjitha subjektet të cilët janë përfshirë në proces të përgjegjësisë shoqërore të tyre t’i plotësojnë të gjitha obligimet përgjegjëse të cilat do të jenë në interes të prodhuesve dhe të blerësve të grurit, shtoi zëdhënësi.

Ministria e Bujqësisë informon, se është në komunikim intensiv me prodhuesit e grurit, i ka të gjitha detajet. Si çdoherë qeveria është e gatshme në ndihmë dhe përkrahje të bujqve që do të thotë përmirësimin e pozitës të gjithë grupit  të caktuar, tha Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button