MPB heton të shtënat në Qeveri, deri më tani nuk ka uniforma të zeza

“Ne si MPB, për arsye profesionale nuk mund ti themi të gjitha masat dhe aktivitetet që i ndërmarim, por ju bindë se gjithçka që është në kompetencat tona ligjore dhe që është në dispozicionin tonë si mjet për zbulimin e cilave do gjendje në shoqëri të cilat janë në interes të shërbimeve të sigurimit do të zbatohet”.  Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska duke komentuar marrjen e fundit të përgjegjësisë nga armata çlirimtare kombëtare për gjuajtje ndaj ndërtesës qeveritare.

Për informacionet në lidhje me patrullimin e të ashtuquajturës Garda e Iliridës, ajo apeloi deri te përfaqësuesit e mediave të jenë të saktë në transmetimin e deklaratave të persoanve zyrtarë të MPB-së, sepse informacioni nga SPB Tetovë ishte se është pranuar një akuzë e tillë.

“Në momentin kur u pranua akuza, menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat janë të nevojshme për një situatë të tillë dhe përderisa ndodh, të locohen personat e tillë, që deri në këtë moment nuk ka ndodhë, ne do të kemi qasje ndaj zbatimit të masave të duhura për privimin e tyre nga liria. Përderisa konfirmojmë ekzistim të çfarëdo kundërvajtje të ligjit do të dorëzohet kallëzim i duhur”, sqaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Lajme të ngjashme

Back to top button