“Republika e Epërme e Maqedonisë”, propozim i dokumentuar që ofroi Nimic

Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese BIRN ka siguruar  dokumentin zyrtar me propozimin që ndërmjetësi i OKB-së u ka dorëzuar negociatorëve të dy vendeve.

“Republika e Epërme e Maqedonisë”, ka qenë propozimi që ka ofruar negociatori Nimic, i dokumentuar në dokumentin që ka publikuar “BIRN”.

doc1

Dokumenti që ka siguruar “BIRN” mban datën 9 prill 2013 dhe në të jepet qartësisht propozimi për zgjidhjen e emrit.

“Republika e Epërme e Maqedonisë” (Upper Republic of Macedonia) për emrin e shtetit dhe “maqedonase” (Macedonian) për shtetësinë, kanë qenë dy zgjidhjet që ndërmjetësi do të propozonte, por propozimi nuk do të pranohej.

BIRN shkruan se propozimi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë ndërkombëtar për zhbllokimin e integrimeve, koordinator joformal i së cilës ka qenë ish-komisionari për Zgjerimin, Stefan Fule.

Në vjeshtë të vitit 2012, ai u ka propozuar vendeve-anëtare të BE-së që të miratojnë fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, me kusht që kontesti i emrit të zgjidhet në periudhë prej 1 apo 2 vitesh.

Plani ka dështuar si pasojë e ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012, kur policia hoqi me dhunë deputetët e opozitës nga salla plenare e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button