Jankulloska: Aksionet e DAP-it dhe MPB-së të suksesshme dhe të arsyeshme

Të gjitha aktivitetet të cilat i zbatuan Drejtoria për të Ardhura Publike, Inspektorati i Tregut dhe MPB-ja në bashkëveprim si institucione kompetente përfunduan jashtëzakonisht me sukses, janë detektuar një numër i madh i kundërvajtjeve, janë sanksionuar autorët, janë dorëzuar kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse, ndërsa shumë nga objektet ku janë konstatuar kundërvajtje më serioze të ligjit janë mbyllur dhe në pajtim me ligjin u është shqiptuar masë e ndalesë për kryerje të veprimit.

Kjo është përgjigjja e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në pyetjen e gazetarëve në lidhje me aksionet e fundit të mëdha të cilat këto ditë i zbatuan DAP-i, Inspektorati i Tregut dhe MPB-ja.

“Suksesi i këtyre aksioneve vetëm e konfirmon arsyetimin e tyre dhe na jep të drejtën që ta rrisim intensitetin dhe ato të vazhdojnë edhe në të ardhmen të paktën me të njëjtën dhe sipas nevojës edhe me intensitet të rritur. Në këtë rast nuk e përjashtojmë mundësinë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera përkatëse në varësi të llojit të kontrollit i cili kryhet”, theksoi Jankulloska.

Lajme të ngjashme

Back to top button