EVN, azhurnim i të dhënave personale

Qytetarët që i kanë ndryshuar të dhënat personale ose e kanë ndryshuar adresën e vendbanimit me ndihmën e formularit që do t’u arrijë bashkë me faturën për energjinë elektrike do të munden në mënyrë të lehtë t’i rinovojnë të dhënat e tyre personale. Përmirësimi në bazë vullnetare do të mund të bëjnë edhe qytetarët tjerë. Nevojitet vetëm ta mbushin formularin dhe më pas ta dërgojnë atë në një nga qendrat më të afërta të EVN-së. Azhurnimi i të dhënave do ta rrit cilësinë e shërbimeve. 

“Të dhëna jo të azhurnuara sjellin informata jo të sakta dhe të vonuara që më vonë mund të drejtohen në situata të caktuara ku ne në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kemi situata të palakmueshme siç janë shkyçje për fatura tanimë të paguara, dorëzimin e faturave me vonesë, por edhe raste gjyqësore që më vonë shumë vështirë zgjidhen”, deklaroi Igor Gievski, Këshilli drejtues i EVN – Maqedoni.

“Vlerësojmë se në këtë mënyrë realizohet obligimi i paraparë me Ligjin për energjetikë ku EVN si kontrollues i të dhënave ka obligim të lëshoj fatura në adresën e saktë të përcaktuar tek subjekti i caktuar i saktë fizik dhe faturë konkrete për shërbim konkret”, tha Dimitar Gjorgjievski – Drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Qytetarët që duhet të bëjnë ndryshimin e të dhënave për person të vdekur dhe ndryshimin e shfrytëzuesit për kyçje do të duhet të drejtohen në Qendrën më të afërt të EVN-së dhe me dorëzimin e dokumenteve të bëjnë ndryshimin. Sipas Gjorgjievskit, me rinovimin e të dhënave personale do të shmanget edhe praktika që qytetarët duhet u thirrur në keqpërdorim të të dhënave personale të evitojnë pagesën e obligimeve nga interesi publik si energjia elektrike, uji dhe mbeturinat.

Lajme të ngjashme

Back to top button