Edi Rama në mbrëmje në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama pas mbylljes së vizitës zyrtare në Preshevë në orët e mbrëmjes nuk do të kthehet me aeroplan në Tiranë nga Beogradi por përmes rrugës tokësore.

Raportohet se kryeministri shqiptar do të ketë një blic ndalesë për darkë në Prishtinë. Nuk bëhet e ditur orari dhe vendi i ndalimit.

Policia e Kosovës do të shoqërojë delegacionin zyrtar në krye me Edi Ramën për pikën kufitare në Morinë. Ky është një rast i mirë që qytetarët e Kosovës sidomos Prishtinës të përshëndesin për së afërmi “Gardianin e shqiptarëve”.

Kosovarët e presin Edi Ramën në Gjilan 

Kryeministri shqiptar do të pritet në hyrje të Gjilanit, para qendrës tregtare Drini, në orën 16:00.
Paraqitja e Edi Ramës në Beograd çon në këmbë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët po përgatiten ta presin eskortën e tij gjatë kalimit nëpër Kosovë, pasi të hyjë në pikën e kalimit te Dheu i Bardhë, aty rreth orës 16:00, sipas agjendës së planifikuar.

Një grup i qytetarëve në Gjilan do ta presin atë në magjistralen Dheu i Bardhë – Gjilan, saktësisht në hyrje të Gjilanit, në hapësirën e qendrës tregtare Drini.
Qëllimi i organizatorëve është që me këtë pritje përshëndetëse të delegacionit shqiptar, në krye me kryeministrin Edi Rama, gjatë kalimit të tyre nëpër Gjilan, t’i shprehin kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe delegacionit të tij, falënderimin për përfaqësimin dinjitoz edhe të shqiptarëve të Kosovës në vizitën e tij në Beograd.

Ndërkohë që qytetarët serbë të Kosovës e kanë pasuar këtë vizitë me protesta, për shkak të qëndrimeve të tij për Kosovën

Lajme të ngjashme

Back to top button