PRSD-ja propozon referendum: Gjelbërim ose barok

PRSD-ja ka dalë sot me një komunikatë ku propozon organizimin e referendumit për atë se për çfarë do të shfrytëzohet hapësira para hotelit “Bristol”.

“Duke pasur parasysh se gjelbërimi shkatërrohet që të ndërtohet një objekt shtetëror, PRSD-ja e fton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë ta shtyjë realizimin e projektit, e me këtë Komunës Qendër t’i jepet kohë të organizojë referendum në të cilin qytetarët e kësaj komune do ta shprehin qëndrimin e tyre dhe do të bëjnë zgjedhje në mënyrë demokratike”, thonë nga PRSD-ja.

Sipas tyre, referendumi është mënyra më demokratike në të cilin qytetarët mund të deklarohen se a duan gjelbërim apo ndërtesa me stil baroku. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button