Rama në Preshevë: Do të mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve tanë në këto troje

Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Presheves. Para ndërteses së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ku do te mbahet edhe takimi i Kryeministrit me të zgjedhurit lokale me mijëra banorë të qyteteve shqiptarë në Luginën e Preshevës u grumbulluan me flamujt kombëtar kuqezi. 

“Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves. Rames iu dha edhe titulli “Qytetar Nderi”, i Presheves.

Nderkohe qe jashte ne sheshin para Pallatit te Kultures degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.

Te zgjedhurit lokale te Presheves me propozim te kryebashkiakut votuan të martën paradite me unanimitet per shpalljen Qytetar Nderi te Kryeministrit Rama. Ai eshte i pari Kryeminister i Shqiperise qe viziton Presheven. Me heret ne Luginen e banuar nga nje komunitet i madh shqiptar kane shkuar te tjere zyrtare te larte te Shqiperise, por asnje Kryeminister.

Lajme të ngjashme

Back to top button