Mesazhi i shqiptarëve për Serbinë: “Presheva, Bujanovci e Medvegja janë Shqipëri”

​”Tre krahinat serbe me shumicë shqiptare, Presheva, Bujanovci e Medvegja janë Shqipëri”. Kjo është parulla kryesore e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të cilat janë mbledhur në sheshin “Liria” për të mirëpritur kryeministrin Edi Rama, në vizitën e tij në këtë qytet.

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama, i cili i kërkoi homologut të tij serb që të ketë kujdes komunitetin shqiptar të Preshevës, sot, mijëra shqiptarë kanë dalë me një mesazh të qartë edhe për autoritetet serbe: “Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë Shqipëri”.

Përpara kësaj vizite, qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë cilësuar kryeministrin Edi Rama, si kryeministrin e tyre. Ky citat shqetësoi autoritetet serbe, pavarësisht se kryeministri serb Vuçiç deklaroi se “ këto komente idiote nuk i komentoj”.

“ Kjo gjë nuk prish punë për asnjë palë, ne do t’i respektojmë ato njerëz. Në fund të fundit jetojnë në një territor në Serbisë dhe e drejta e tyre është që të flasin çfarë të duan. Kjo nuk cenon ndonjë gjë për takimin tonë mes dy shteteve”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button