Policia serbe heq flamujt shqiptarë në Preshëve

Situata në Preshevë duke e tensionuar që në orët e para të mëngjesit. Objekti i Policisë serbe në qytetin e Preshevës ka marrë një ngjyrë tjetër. Dikush ka befasuar policinë duke bërë portretin e Ramës prapa objektit të policisë. Kjo erdhi si nëj kundërpërgjigje ndaj një aksioni të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit ku janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës. Dëshmitarët okularë thanë se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë. 
Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës. Presheva, mëngjesin e sotëm është rrethuar nga policë të shumtë të cilët po sigurojnë vendin para ardhjes së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në shtëpinë e kulturës janë vendosur dhjetëra policë, edhe në rrugën 15 nëntori, që gjendet në qendër të qytetit. 
Ekipe të xhandarmërisë serbe janë parë nga gazetari i Zërit mbi kulmet e disa objekteve duke vëzhguar situatën. Vendi ku Rama do të mbaj fjalimin është vënë në masa të rrepta sigurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button