Punëtori grafike në shkollën WILSON

Me datë 12 dhe 13 nëntor në Shkollën Woodrow Wilson – Tetovë, do të mbahet punëtori grafike e organizuar nga SH.A. “Art Decor” dhe e përkrahur nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me dhe Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL.

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie, përveç nxënësve nikoqir të Shkollës Wilson, do të jenë nxënës të shkollave fillore të Komunës së Tetovës të cilët i janë përgjigjur lajmërimit për aplikim, ndërsa transporti, mjetet e punës dhe ushqimi është i financuar nga vetë organizatorët.

Pas përfundimit të punëtorisë, me datë 20 nëntor do të organizohet ekspozitë me punimet e nxënësve në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore – UEJL.

Lajme të ngjashme

Back to top button