Raund i ri i negociatave për emrin nesër në Nju-Jork

Ndërmjetësi i KB-së në bisedat midis Maqedonisë dhe Greqisë në kontestin për emrin, Methju Nimic për nesër konvokoi raund të ri të bisedimeve midis përfaqësuesve të dy vendeve në Nju-Jork.

Në takim do të marrin pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë, Vasko Naumovski dhe diplomati grek, Adamantios Vasilakis. Takimet do të mbahen në selinë e KB-së, me ç’rast Nimic do të ketë takime të ndara me Naumovskin dhe Vasilakisin, ndërsa më pas edhe biseda të përbashkëta.

Qëllimi i takimit, sipas paralajmërimit të pres-shërbimit të KB-së, është të vazhdojnë angazhimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për kontestin me emrin.

Bisedat e fundit u mbajtën në Nju-Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ku ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki u takua me homologun e tij grek, Evangelos Venizelos. Pas këtij takimi, Poposki deklaroi se te Greqia edhe më tej nuk ka interesim që të punohet në mënyrë aktive për zgjidhjen e kontestit.

Lajme të ngjashme

Back to top button