Neziri: do kërkoj llogari nga qeveria, Inspektoratet të mos veprojnë kokë më vete

Ministri i ekonomisë Bekim Neziri, paralajmëron një debat më të zgjeruar dhe shtrimin e disa kërkesave në mbledhjen e sotme të Qeverisë, sa i përket përdorimit të njësisë special në kontrollet e inspektoratit të tregut.

Neziri thotë për Portalb se duhet të shtrohen të gjitha aspektet e këtij aksioni dhe të ndërmerren  masa që kjo të mos përsëritet në të ardhmen pa informimin paraprak nga drejtoritë përkatëse të inspektimit dhe njëkohësisht parashikimi i masave ndëshkuese për koordinatorët.

“Me ligjin e ri Inspektorati i Tregut është nën kompetenca të Vanço Kargovit, kryetar i Këshillit të Inspektoratit. Varësisht nga përgjigjja e qeverisë ndaj kërkesave të mia do të kërkoj që edhe ai të mbajë përgjegjësi për aksionin e zhvilluar duke përdorur njësi special”, thotë Bekim Neziri.

“Ndonëse me Ligj inspektoratet nuk janë të obliguar të njoftojnë qeverinë, do të kërkojë që në të ardhmen kjo të bëhet dhe të njoftohet gjithçka për qëllimin e inspektimin e tyre dhe cila është intenca”, thotë Bekim Neziri.

Bekim Neziri, tha se në Qeveri do të shtrojë edhe çështjen se pse është përdorur njësia special dhe jo policia e uniformuar, nëse arsyet nuk janë bindëse për përdorimin e njësitit special si forcë asistuese atëherë duhet të merren masa ndaj koordinatorit apo drejtorisë që ka kërkuar këtë asistencë policore.

“Varësisht nga përgjigjja që do të marrë do të vendos edhe për hapat që do të ndërmarrë në të ardhmen”, thotë Neziri.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mjafte me kerkime te llogarise. Por, fillo T’i te japesh llogari! Je ne vendin ku se ke profesionin per aty, as per financa e as per ekonomi!!!

Back to top button